Kryeministri, Albin Kurti edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me oferta për mërgimtarët me qëllim të nxitjes dhe bindjes së tyre për të investuar në Kosovë. Ai i ka njoftuar ata me hapat që ka ndërmarr Qeveria për ta ndihmuar mërgatën për të investuar në atdheun e tyre. “Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen. Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë. Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah. Mirë se vini” ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …