Gjatë ditës së sotme, kryeministri, Albin Kurti qëndroi në Mitrovicë për të folur për synimet që dëshiron t’i arrij në mandatin tjetër qeverisës. Ai ju bëri thirrje mërgimtarëve për të votuar më 9 shkurt e nëse ata nuk janë regjistruar, atëherë t’ia mësyjnë Kosovës me aeroplana, autobusa e vetura. Duke folur për prioritetet e mandatit të ardhshëm, kryeministri nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe miratimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. “Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret,” theksoi mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli tha për Radion Evropa e Lirë se fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit partitë e kanë nisur pak para katër muajve
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se beson …