leoni

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti viziton Maqedoninë e Veriut, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar

Pas incidentit kundër kryetares Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, kryeministri Albin Kurti viziton Maqedoninë e Veriut. Ai, sot  së bashku me disa nga ministrat e tij  do të zhvillojë një vizitë në këtë shtet. Kjo vizitë është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. Ai njofton se Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …