Kryeministri, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir

Gjatë qëndrimit në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, kryeministri, Albin Kurti është takuar me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir. Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet në kontinentin e Evropës. Kryeministri Kurti e uroi kryeministren Frostadottir për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e palëkundur të Islandës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, kryeministrja Frostadóttir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Të dy palët përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Islanda, duke e cilësuar atë si mundësi shumë të mirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Kontrolloni gjithashtu

Serbia po i forcon lidhjet me Rusinë, por edhe me Brukselin si kryeqendër të politikës së jashtme evropiane

Serbia po ruan një ekuilibër të ndërlikuar në politikën e saj të jashtme, duke synuar …