Në kohën kur kishte qenë Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, katër vite më parë e kishte vizituar Kosovën. Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili në vazhdimësi ka zbuluar shkeljet dhe abuzimet e EULEX-it thotë se asokohe kishte diskutuar edhe me z. Johnson në Prishtinë, lidhur Gjykatën Speciale, të cilën ai e quante gjykatë politike. Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it, Malcolm Simmons, ua ka dërguar një letër në Kuvend të Kosovës deputetëve, në të cilën thotë se është i gatshëm të raportojë e edhe të japë dëshmitë e tij për shkeljet që janë bërë në Misionin e EULEX-it për vite të tëra. Simmons që kishte folur edhe më herët për këto shkelje, me theks të veçantë në rastin të dënuarve në gjykimin e inskenuar kundër disa eprorëve nga Drenica. Në fund të letrës flet edhe për një takim që kishte pasur me datë 10 nëntor të vitit 2016 në Prishtinë me atëherë sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, tash kryeministrin, Boris Johnson i cili ishte shumë shpërfillës ndaj kësaj gjykate. Sipas Simmons, vetë Johnson besonte se ato janë “sajime politik”, duke i cilësuar si gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit.
“Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet mes tjerash në këtë letër.