Kryeministri anglez, Rishi Sunak i kërkoi ministrit rus, Sergei Lavrov, që forcat ruse të largohen menjëherë nga Ukraina

Kryeministri anglez, Rishi Sunak i kërkoi ministrit rus, Sergei Lavrov, që forcat ruse të largohen menjëherë nga Ukraina

Një përballje e ashpër e qëndrimeve të kundërta   është regjistruar gjatë mbajtjes së samitit të G-20, me ç’ rast kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare. Në përballjen e parë mes kryeministrit britanik dhe një drejtuesi të lartë rus, që nga nisja e luftës, Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Është e dukshme që Putin nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu. Kryetari i ukrainas, Vladimit Zelensky u shpreh se ka ardhur momenti që lufta të ndalet, por ne nuk do të bëjmë kompromis me sovranitetin, territorin dhe pavarësinë në këmbim të paqes”, tha Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …