Në këtë fundvit kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Shkak i situatës COVID-19, banorët rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë janë detyruar që të qëndrojnë të mbyllur brenda hapësirave të këtij objekti. Me këtë rast Hoti u shpreh se varësisht nga situata të moshuarve iu është ofruar shërbimi më i mirë i mundshëm. Ai theksoi edhe se e mira e gjithë kësaj është se nuk ka pasë asnjë viktimë nga COVID-19. Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Skender Reçica tha se kjo periudhë ka qenë jo e lehtë. Madje ai përmendi është kohën kur rreth gjysma e stafit por edhe banorëve kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …