Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Avdullah Hoti: Qeveria në muajin shtator do të fillojë zbatimin e planit pesëvjeçar të rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur  se Qeveria  në muajin shtator  do të fillojë zbatimin e planit pesëvjeçar të rimëkëmbjes ekonomike. “Përmes këtij Këshilli do të vazhdojmë punën e mirë do të harmonizojmë proceset shtetërore me ato private që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Kjo është e rëndësishme tani kur po përballemi më kohën e pandemisë.  Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, sepse do të përballemi me krizë ekonomike, sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor. Kjo nënkupton një strategji zhvillimore pesë vjeçare, që do të shkon deri në 6 miliardë euro”, ka treguar Hoti. “Kjo është e rëndësishme kur po përballemi me pasojat sociale. Si pjesë të programit kemi paraparë një pako, me rishikimin e buxhetit prej 365 milionë euro dhe kemi shpërndarë këtë fond”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …