Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi. Me këtë rast, Hoti e ka falënderuar ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. Ai ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës. Kryeministri Hoti dhe ambasadorja Alshamsi janë pajtuar se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …