leoni

Boris Johnson

Kryeministri, Boris Xhonson ka tërhequr vërejtjen se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson ka tërhequr vërejtjen se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka deklaruar për BBC se “të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë” ka theksuar mes tjerash kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson. Pyetjes nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, ai i është përgjigjur: Kam frikë se kjo është ajo që tregojnë provat.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …