Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë, në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që të ruajmë sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut, sepse nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e z Stjuart Pish do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”, është shprehur kryeministri britanik. Ndryshe, kryeministri Xhonson ka emëruar z. Stjuart të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …