Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës, pavarësisht se në këtë vend ka nisur peticione për tërheqje të njohës së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri çek i ka dërguar një urim kryeministrit Ramush Haradinaj me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen e Çekisë për Kosovën.
“Më lejoni t’iu sigurojë që, sikurse ka qenë edhe në dhjetë vitet e kaluara, Republika e Çekisë do të vazhdojë të ju mbështesë në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë të punojmë me sukses së bashku për promovimin e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet që do të vijnë”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij kryeministri i Çekisë dërguar Haradinajt.