Edi

Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, në kuadër të fushatës, u takua sot me banorët e Malësisë së Madhe

Kryetari i  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fushatës së tij në Malësinë e Madhe ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta duan ta rikthejnë vendin mbrapa kur Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS-ja, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës. Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve, të pozicionuar kundër Amerikës. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat apo  socialist kur vjen puna për të bërë detyrën, tha Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …