Kryeministri dhe kryetari Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se, lufta kundër informalitetit do të ngrihet në një nivel të ri, në emër të pensionistëve dhe për pensionistët. Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së në Durrës, Rama u shpreh se, “për pensionistët, kemi bërë sa kemi mundur, asnjëherë sa kemi dashur dhe të paktën nuk na ka gënjyer kurrë mendja se kemi bërë sa duhet”. Aishtoi se, “pensionet janë pjesa më sfiduese e transformimit ekonomik që ne po sjellim. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë sesa kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj edhe na kanë votuar besnikërisht në shumicë në të gjitha betejat tona zgjedhore. Javën e dytë të muajit të ardhshëm ne do të nisim, jo vetëm të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të të dhënave dhe të ideve tona për rritjen e pensioneve, në rrugën e Shqipërisë 2030, por do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, tha mes tjerash Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …