Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një lajm në “Reuters” që flet për fillimin e gjykimit kundër ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe krerëve të tjerë të UÇK-së që ndodhen në burgun e Hagës, të akuzuar gjoja për krime lufte. Përmes një postimi, kryeministri Edi Rama ka pyetur se a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë dhe kundër regjimeve brutale. Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeri në këtë foto dikur u përshëndet si ‘George Washington i Kosovës’ nga vetë Joe Biden”, ka deklaruar Rama duke kujtuar deklaratën e z. Biden për ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …