Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro. Rama tha se sapo e ka firmosur këtë vendim, ndërsa ka publikuar dhe një foto. “Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, tha ai. Kujtojmë se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan gjithë natën në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …