Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri stë ditur se kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri. Rama në një takim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë tha se ky zbulim do të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Shqipërisë, por në të ardhmen energjetike të Evropës. Kemi kënaqësi për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Shpresojmë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo atë rajonal dhe përtej një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin të realizoj në vendin tonë. Si çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm, të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …