Baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare, në Porto Romano”, deklaron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Donald Trump mund të jetë një bekim për Evropën, pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Donald Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”. Në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”, Rama tha se përdorimi i emigracionit si një armë politike mund të shkatërrojë Evropën. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ka prezantuar edicionin e 30-të të Kongresit Botëror të Drejtësisë, në Madrid në selinë e Cremade Calvo-Sotelo, ku gjeti rastin për të shpjeguar pse Shqipëria është “vendi i mundësive” – me njerëz mikpritës, të sigurt dhe të bukur si Spanja por shumë më lirë.  Ne po e kthejmë diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e punës në një luftë kulturore.  Përderisa nuk ka politikë për këtë çështje, përtej të majtës dhe të djathtës dhe interesave elektorale, Evropa do të ketë probleme”, dhe kjo është diçka që mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …