Edi

Kryeministri, Edi Rama, do të qëndrojë në Athinë për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi

Kryeministri, Edi Rama mblodhi drejtuesit politik në selinë rozë për më shumë se 60 minuta për të diskutuar për punët e partisë. Socialistët me 10-11 maj do të zgjedhin delegatët e Kongresit,  ndërsa një delegacion  në krye Edi Ramën do të udhëtojë drejt Athinës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Një ditë më parë mediat greke shkruan se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e Edi Ramës  në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Në mbledhjen me drejtuesit politikë është bërë e qartë që nuk do të ketë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi. Edhe me shqiptarët e Italisë kryesocialisti do të takohet parazgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj, Rama të jetë në Milano. Lëvizja e radhës do të jetë Londra më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e vizitave  me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf. Në ndryshim nga Greqia  dhe Italia, kryeministri Rama është treguar i kujdesshëm me Gjermaninë, pasi takimi me shqiptarët atje do të mbahet më 16 qershor, pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …