Kryeministri, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Stamboll ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës. Ai me këtë rast ka zhvilluar një takim 90 minutash me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në një postim të tij lidhur me pjesëmarrjen në Kongres, Edi Rama ka shkruar se ka qëndruar në rezidencën e kryetarit Erdogan, ku ai për 90 minuta ka biseduar me të mbi projektet e përbashkëta të Shqipërisë me Turqinë. Progres i rëndësishëm është ai për Aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines, ka nënvizuar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …