Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar të mërkurën në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Madrid, që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Ai u bëri apel vendeve që ende nuk e kanë njohur atë, të vlerësojnë qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Kievi zyrtar nuk e ka njohur ende. Sipas tij, vendet që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj të njehsuar me Bashkimin Evropian, në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama. Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Sipas NATO-s, ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë mes partnerëve dhe aleancës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …