“Sot në vitin 2019, arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e vitit 1997, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kush mund ta hajë broçkullën e Saliut dhe Lulit që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në Europë. Këto nuk i ha njeri Në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë”, është shprehur ai. Gjithashtu ai ka folur edhe për qeverisjen lokale të Përmetit, duke thënë se pas katër muajsh kryebashkiaku i djathtë i këtij qyteti do të shkojë në shtëpi. Rama flet e proteston por i mungon trimëria për ta vënë në vend ligjin dhe për ta shpëtuar shtetin, nga frika për humbjen e postit. “Ky qytet është baza e një ndryshimi që na duhet në zgjidhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkive që nuk janë të partisë, por është koha që kryetari i kësaj bashkie të shkojë në shtëpi dhe këtu të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë, e që nuk fut në punë njerëzit e tij, por që vjen aty për t’jua kthyer ju shumëfish besimin ,e për të bërë shumëçka që kemi nevojë të bëjmë”, tha kryeministri Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …