Kryeministri Edi Rama hapi në Vlorë vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama hapi në Vlorë vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Ndër projektet që prekin çdo sferë dhe që përbëjnë kuadrin mbarëkombëtar të vitit të Skëndërbeut, kryeministri përmendi krijimin e pakos së ushtarakut si inisiativë për të mos harruar ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misione paqeruajtës. “Po bëhet puën serioze në dixhitalizimin e fondeve të bibliotekës kombëtare duke vijuar me literaturën e Skënderbeut”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se një tjetër aktivitet në kuadër të këtij viti mbarëkombëtar është edhe Samiti i dytë i Diasporës, i cili do të pasojë të parin, me angazhime të reja, por dhe të ndihmojë të parin me eksperiencën e fituar.

“Jo më kot vendimi i parë i qeverisë në këtë mandat ishte shpallja e vitit 2018 si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Sepse edhe sot, pas 555 vitesh ai shfaqet si shembulli i forcës së shpirit luftarak të shqiptarëve. Shqiptarët e patën Skënderbeun një figurë që shënoi ardhmërinë e tyre si komb. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë mes dy shteteve tona t’ia dalim sëbashku duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Gjergj Kastrioti shtroi pa kthim. Të sigurojmë rrugën e reformave demokratizuese, të sigurisë, të demokracisë të një shteti me të ardhme evropiane”.

Rama  dha mesazhe edhe për trajtimin e diapsorës së Shqipërisë dhe Kosovës si një.

“Të gjithë ata shqiptarë që kanë jetuar larg trojeve tona, por që kurrë nuk e larguan nga zemra Shqipërinë, kanë luajtur rol jetësor që në krijimin e kombeve të historisë tonë”, tha Rama. Mërgata  ka vuajtur mungesën e vëmendjes së strukturave të dy qeverive tona për t’i adresuar së bashku shqetësimet e saj.

“Së bashku dje në Korçë kemi vendosur që çështjen e diapsorës ta shohim si një dhe ta adresojmë si një. Duke nisur nga nevoja e regjistrimit të Diasporës dhe sigurimin e mundësisë së shqiptarëve jashtë atdheut për të votuar këtu. Si dhe mundësinë e çeljes së platformave të dijes dhe të ekonomisë”, tha Rama. Kosova ka bërë hapa përpara nesh në këtë drejtim. Krijimi i platformave të përbashkëta ekonomike për diasporën është një detyrë në funskion të rritjes së mirëqënies së qytetarëve tanë”, tha Rama.

”Prizreni ishte strehëza ku dy qeveritë tona afirmuan interesin e përbashkët të ardhmërisë evropiane.Nga ky angazhim janë sot në zbatim disa marrëveshje dhe protokolle për lehtësitë fiskale, heqjen e disa barrierave doganore.

”Ky”, tha Rama, “është një bashkim forcash që është shumë larg së qeni jehonë e mënyrave të vjetra”.

“Modeli shqiptar i bashkëjetesës është sa një mburojë dhe një udhërrëfyes për t’u krenuar dhe qenë të vëmendshëm që prania e kësaj bashkëjetese të kultivohet edhe tek brezat e rinj”’, tha Rama.

Viti i Skënderbeut, reflektim për të lartësuar imazhin e Shqipërisë

“Viti 2018, viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, duhet të shërbejë si një reflektim për të kontribuar të gjithë së bashku për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë”, deklaroi të martën, nga Vlora, Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ceremoninë e shpalljes së logos zyrtare të Vitit të Skënderbeut, Presidenti Meta theksoi se “Gjergj Kastriot Skënderbeu u bë flamur kombëtar në momentet më të rëndësishme historike të kombit tonë”. Ne jemi krenarë, vijoi Presidenti, për këtë figurë historike, simbol i bashkimit tonë në luftërat për liri dhe mbi të gjitha symbol i rëndësishëm i lidhjeve historike të Shqipërisë me Evropën dhe mbarë botën.

“Duke kujtuar dhe vendosur në piedestalin e merituar të historisë sonë, figurat e mëdha të Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit, ne mbajë gjallë e përcjellim në brezat që vijnë mesazhin e madh dhe rëndësinë e krijimit dhe fuqizimit të unitetit mbarëshqiptarë, përkundër ndasive përçarëse, si një pengesë ndaj realizimit të qëllimit dhe objektivave të përbashkëta. Në këtë mënyrë ne jo vetëm i qëndrojmë besnik mesazhit të përbashkimit për të cilin Skënderbeu u përkushtua dhe luftoi, por përmbushim edhe një detyrim madhor mirënjohës për veprën dhe epokën më të ndritur të historisë së kombit shqiptar”, tha Meta.

Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, sipas Presidentit Meta, do të jetë një reflektim mbarëkombëtar në memorien tonë historike për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. “Ai do të jetë viti i ndërgjegjësimit tonë të mëtejshëm për të parë të ardhmen tonë në dritën e kontributit të heroit tonë legjendar e për të qenë së bashku në përballimin e sfidave të shoqërisë sonë. Viti që vjen do të na shërbejë të gjithëve për një reflektim të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare e qytetare për të bashkuar energjitë tona, e lartësuar vlerat e identitetit tonë kombëtar ndaj figurave më të ndritura të popullit tonë”, shtoi Presidenti.

Presidenti shprehu bindjen se viti 2018 do të jetë promemorie e gjallë historike dhe perspektive për brezin e ri mbarëshqiptar, që të rritet me një frymë atdhetare demokratike dhe evropiane. “Vitit 2018 do të na përbashkojë më fort të gjithëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në të gjitha trojet etnike, si dhe në diasporë e anembanë botës, për të krijuar një energji të re dhe të fuqishme, ashtu si na e la trashëgim heroi ynë kombëtar”, shtoi Meta.

28 nëntori, sipas Presidentit Meta, është data më e ndritur në historinë e kombit tonë, sepse është data që përbashkon dy ngjarjet më të mëdha të kombit tonë me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. “Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë, vendosën të shpallin pavarësinë në 28 nëntor 1912. Ata rikthyen në kujtesën dhe ndërgjegjen e kombit tonë të copëtuar për më shumë se 500 vjet, arsyen e madhe të përbashkimit dhe modelin frymëzues historik, fillimin e epokës së lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, datën e ndritur të çlirimit të Krujës, 28 nëntor 1443. Epoka e ndritur filloi pikërisht atë ditë në Krujë për tu përjetësuar në shekujt që pasuan jo vetëm nga shqiptarët, por nga e gjithë bota”, tha kreu i shtetit.

Thaçi: Jemi një komb në dy shtete sovrane, që kemi ëndërr integrimin

Shqipëria dhe Kosova janë një komb në dy shtete sovrane, që kanë një ëndërr, integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, deklaroi sot në Vlorë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij në ceremoninë e shpalljes së Vitit të Skënderbeut, Thaçi theksoi se “me këtë filozofi dhe orientim të qartë nga vlerat demokratike perëndimore Kosova dhe Shqipëria sot zhvillojnë marrëdhënie të mira ekonomike dhe kulturore dhe politike si asnjëherë më parë”.

Duke uruar të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe kudo që jetojnë jashtë trojeve të tyre, Thaçi tha se ”Dita e Flamurit është festa e krenarisë kombëtare”.

“28 Nëntori është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare”, theksoi presidenti.

Ai shtoi se kjo ditë shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe fillimin e epokës së modernizimit të kombit tonë.

“‘Ishte Rilindja Kombëtare, kryengritjet e pareshtura kundër copëtimit të tokave shqiptare që prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe deri të kryengritjet e viteve 1908 – 1912, sipas presidentit Thaçi, që çuan në momentin e Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912”, tha ai.

Në këtë ditë, vijoi ai, nuk kemi si të mos i kujtojmë të gjithë ata patriotë, burrështetas vizionarë, burra dhe gra, që brez pas brezi me shekuj kontribuuan për të ardhur deri tek Shpallja e Pavarësisë”.

“Me respekt e konsideratë të lartë i jemi mirënjohës gjithmonë të gjithë atyre që patën fatin të kurorëzojnë përpjekjet shekullore për pavarësinë e Shqipërisë si Ismali Qemali, strategu Isa Boletini, ideologu Hasan Prishtina, inetlektuali Luigj Gurakuqi si dhe dhjetra e dhjetra delegatë patriotë të devotshëm”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit bëri të ditur se “përvejtori i 105 i pavarësisë së Shqipërisë pëkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gati një shekull pas krijimit të shtetit shqiptar Kosova më në fund u çlirua falë përpjekjeve të pareshtrua që u kurorëzua me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila gjeti mbështetje nga bota demokratike, BE dhe NATO”.

Por, shtoi ai, një gjë është e sigurtë, pa Shqipërinë as Kosova nuk do të ishte e lirë, e pavurur dhe sovrane.

Thaçi u shpreh se asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë në pozcion më të mirë sesa sot.

“Shqipëria është anëtare e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. Kosova është shtet i lirë dhe sovran me rrugërtim të sigurtë për t’u integruar në NATO dhe BE me miqësi të përjetshme me SHBA-të”, tha ai.

Presidenti theksoi se “dje dy qeveritë tona mbajtën mbledhjen e katër të përbashkët , sot festojmë bashkë në Vlorë, të dy shtetet tona japin mesazhe të qarta se jemi të përkushtuar për paqe, stabilitet, prosperitetit të rajonit” .

” Kosova, sot e përgjithmonë do të ushqejë dhe kultivojë dashurinë ndaj Shqipërisë, përmes rrugës institucionale, integrimeve kulturore, lirisë së lëvizjes dhe thellimit të bashkëpunimit”, përfundoi ai. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …