Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me të gjitha njësitë administrative të Tiranës, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për Shqipërinë, duke i cilësuar ato si “më të rëndësishmet ndonjëherë”. Ai është shprehur se vetëm qeverisja aktuale ka kapacitetin për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se ata që janë kundër nuk kanë besimin dhe respektin, që është fituar deri tani. Do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë për Shqipërinë. Nuk ka të tjerë që mund ta fusin Shqipërinë në BE. Nuk e bëjnë dot. Nuk i kanë kapacitetet për ta bërë. Nuk e kanë besimin që ne kemi fituar. Nuk e kanë respektin që ne kemi fituar. Vërtet sot Shqipëria ka një tjetër reputacion. Po nuk është akoma në atë fazë që reputacioni i Shqipërisë nuk varet nga ai që qeveris. Reputacioni i Shqipërisë do bëhet i pavarur kur të bëhet anëtare e BE-së. Aty do çlirohet nga varësia e qeverisë dhe aty Shqipëria do bëhet e barabartë në dinjitet. E barabartë në standarde, në ekonomi dhe në të gjitha të tjerat është një rrugë që do vazhdojë”, ka thënë Edi Rama.
