Edi Rama - Vlora Hyseni

Kryeministri, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Vlora Hysenit, drejtoreshë e re e Shërbimit Informativ Shtetëror

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në ceremoninë e mbajtur pranë institucionit të SHISH, merrnin pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua nga kryetari  i Republikës”, tha Edi Rama. Vlora Hyseni, është emëruar në këtë post pas largimit të Helidon Bendos i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018. Ajo u propozua nga kryeministri Rama, i cili ka theksuar se “përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të Shërbimit Inteligjent Shqiptar”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …