leoni

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e opozitës se ai ka grabitur pronat në Vuno të Himarës

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e opozitës se ai ka grabitur pronat në Vuno të Himarës Sipas tij, ekstremistët grekë gatuan çorbën e madhe të gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe. At vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës”.  Ata andej, poshtë nga Athina, nuk duan ta pranojnë se në Shqipëri ka vdekur koha kur mund të fusnin hundë e duar, për të bërë çorap punët tona përmes shërbëtorësh dhe eunukësh me pushtet në Tiranë. Ndërsa këta këtej, lart nga Tirana, pasi vdiq koha kur mund ta shkelnin me të dyja këmbët çdo ligj e zakon, për të grabitur ç’të mundeshin me hijen e pushtetit dhe me ligje e vendime qeverie të kopsitura për interesat e tyre, të familjarëve e të tarafeve të tyre, duan medoemos të më fusin edhe mua në kategorinë e mjerë të të korruptuarve, të cilës i përkasin përgjithmonë në mënyrën më të palavdishme. Tekefundit duhet t’u them faleminderit atyre që me pahirin e një maskarade, më detyruan të tregoj një histori konkrete të dallimit tim të madh me ta dhe me këdo u bën dua a mendon si ata për mua, sepse vetë pa shkak, nuk do ta tregoja ndonjëherë këtë histori,  ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …