Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e bashkimit të Shqipërisë me Europën

Kryeministri Edi Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të Shqipërisë me Europën, duke e përshkruar këtë proces si një rrugë me dy korsi: njëra për punën e përditshme të reformave dhe masave teknike, dhe tjetra për aspektin politik. Gjatë bisedës së tij në podcastin e tij, ku kishte të ftuar ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, Rama diskutoi hapjen e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”, duke e quajtur atë tejet të rëndësishëm dhe me përfitime për Shqipërinë. Ky podcast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, që nga koha kur më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët. Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike, tha Rama. Ai gjithashtu shprehu besimin se Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade, duke theksuar se është “i bindur 100%” për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …