Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se virusi nuk ka për të ikur edhe sikur të rrimë 1 vit brenda

Kryeministri Edi Rama ka thënë se virusi nuk ka për të ikur edhe sikur të rrimë 1 vit brenda. Sa i përket paketave ekonomike, Rama tha se bazuar në PBB ne kemi një nga paketat më domethënëse krahasuar me kapacitetet tona, sipas tij. “Së pari hapja ka risk, të jemi të qartë. Nga ana tjetër nuk ekziston një skenar që ta presim të mbyllur në shtëpi ikjen e virusit. Ne mund të rrimë në shtëpi mbyllur dhe një vit por kjo nuk do të thotë që virusi do të ketë ikur. Infektimi në territor është gjithnjë, kudo në çdo vend më shumë se sa ai që është i zbuluar.  Ne kemi rritur numrin e testimeve çdo javë dhe tani gjurmimi është shtrirë tek asimptomatikët, duke u bazuar gjithmonë tek kontaktet. Në të gjitha rastet duhet të kemi parasysh nëse nuk del vaksina, virusi do jetë vërdallë.

Të gjitha vendet nuk diskutojnë një dalje pas zhdukjes por një fazë tranzicioni në bashkëjetesë me rrezikun. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që hapja shoqërohet me masa dhe përtej masave njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm të jenë të kujdesshëm”, deklaroi kreu i qeverisë.

j.l./ dita

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …