Kryeministri, Edi Rama ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë që festojnë Bajramin, pas një muaji të gjatë të agjërimit. Rama ka uruar të gjithë myslimanët duke premtuar ndërtimin e një xhamie të madhe. Përkrahja e tij për këtë komunitet fetar ka bërë që kundërshtarët politikë ta sulmojnë si ithtar të islamit dhe kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ditë më parë në një intervistë për Anadolu Agensy, Rama ka konstatuar se islamofobia është një mallkim i kësaj kohe të re. Ata që godasin Islamin e myslimanët, godasin rrënjët e kombit. “Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, u shpreh Rama në intervistën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …