Kryeministri Edi Ram ka vlerësuar lart kontributin e ish kryetarit amerikan Bill Clinton për kombin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar lart kontributin e ish kryetarit amerikan Bill Clinton për kombin shqiptar

Kryeministri Edi Ram ka vlerësuar lart kontributin e ish kryetarit amerikan Bill Clinton për kombin shqiptar. Në një fjalim para kryeministrisë ku është i pranishëm ish-presidenti Clinton, Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet nëse ai nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.  ‘Vendlindja Clinton quhet ‘Hope’ shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën ai ua dha shqiponjave të tij të përzënë nga shtëpia në Kosovë. Na mësoi me forcën e oratorisë së tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka regjime dhe qeveri të këqij por nuk ka popuj të këqij. Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë.  Mund të thuhet se refugjatët shqiptarë mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit. Kontributi për Shqiponjën tonë matanë Bjeshkëve është kontribut i çmuar. Në mbështetje të Shqipërisë Clinton mbështeti Shqipërinë jo thjesht me programe ndihme por i hapi rrugë marrëdhënieve strategjike.’- tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …