Në kuadër të takimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë nëpër vende të shumta të Evropës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot është pritur në një takim madhështor në Milano. Gjatë fjalës së tij para masës së jashtëzakonshme, ai ka theksuar se është thellësisht i prekur nga mikpritja e tyre. “Dua që ta dini më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetje të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë. Flamuri kuq e zi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e dy popujve. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re” ka theksuar kryeministri, Edi Rama. Ai shtoi më tutje se jeni ju që me kontributin tuaj na bëtë neve krenarë ndërsa tani është radha e Shqipërisë që të ju bëjë juve krenar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …