Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga kryetarët e bashkive që të heqin dorë nga financimi i klubeve private të futbollit dhe ta stimulojnë sportin jo profesionist të fëmijëve dhe të rinjve. Në takimin me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete, Kryeministri theksoi se “bashkitë në përgjithësi vazhdojnë të hedhin kot lekë për futboll e ekipe private”. “Për asnjë arsye në botë nuk hidhen lekë me humbje, që nuk kanë asnjë vlerë. Duhet ndërtuar një qasje tjetër me të ardhurat nga taksat. Jeni në detyrimin ndaj qytetarëve të financoni sportin jo profesionist, sportin në shkollë e komunitete, jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privatë, ku ju hidhni lekë dhe merrni mbrapa turpin e sportit dhe bashkisë e imazhe që marrin edhe rrugën e botës. Se nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mundet me paratë e taksapaguesve të stimulohet huliganizmi, rrugaçëria”, tha Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …