Kryeministri, Edi Rama konstaton janë hapur profile false në rrjetet sociale që komentojnë kundër turizmit, në Shqipëri dhe publikojnë lajme të rreme sikur nuk ka turistë. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këto sulme” u shpreh Edi Rama, ndërsa shtoi se shifrat në raportet e Komisionit Evropian të Udhëtimeve e rendisin Shqipërinë të parën për rritjen e flukseve turistike për 2024 me një rritje prej 86 % më shumë se vjet. Duke iu referuar lajmeve për “braktisjen” e turizmit të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, Edi Rama tha se vetëm në 6 muajt e parë të 2024 kanë ardhur 25 % më shumë se vjet ose 1.7 milionë qytetarë nga Kosova. “Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjeke shumë e ulët për të dhënat se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë që fakti nga janari-qershor janë 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 % më shumë se vjet. Këtë vit shtetasit italianë deri në qershor kanë ardhur 57 % më shumë se vjet. Turistët turq janë 61 % më shumë dhe polakët me 74 % më shumë që janë të parët që kanë ardhur në Shqipëri tha Edi Rama. (RTSH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …