leoni

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama me bashkëpunëtorët, në kuadër të vizitave në bashkitë e vendit, sot ka qëndruar edhe në Tropojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitave në bashkitë e vendit, sot në mëngjes ka qëndruar edhe në Tropojë, Ai shoqërohet nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe deputeti Pandeli Majko. Në takimin me blegtorë, fermerë e artizanë të Tropojës një nga të pranishmit ngriti problemin e regjistrimit të pronës. Për këtë rast, Majko u shpreh se qeveria ka nisur bisedimet dhe kreu i Kadastrës Artan Lame u ka premtuar që projekti pilot për qarkun do të nisë nga Tropoja. Po ashtu, deputeti socialist tha se brenda muajit pritet të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare dhe për heqjen e kufizimit për kalimin mallrave me vlerë jo më shumë se 300 euro në kufi. Brenda muajit nëntor do të firmoset marrëveshja me qeverinë e Kosovës për lëvizjen ndërkufitare. Duhet t’i biesh nga dogana e Kukësit për të kaluar një mall. Ndërkohë që Tropoja qendrën e ka në Gjakovë. Puna do të japë rezultat të pritshëm për komunitetin që barriera 300 euro të hiqet. Fjala kontrabandë nuk ka kuptim kur në të dyja anët ndodhën njerëzit tanë. Një projekt i rëndësishëm është rruga që lidh Tropojën me Plavën dhe Gucinë. Pandeli Majko u shpreh se një nga arsyet që socialistët po shkojnë qytet më qytet është që të “ecin me këmbë në tokë e të shohin realitetin në qytete.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …