Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e OKB-së, tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, theksoi rëndësinë e Kosovës si një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar duke bërë thirrje  që të mos mbahet peng nga pretendime dhe justifikime të rreme. Rama i bëri thirrje pesë shteteve anëtare që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se kjo është një çështje që nuk mund të injorohet më. Kosova, është realitet i pakthyeshëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me perspektivë të qartë europiane. Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e Ukrainës ka për synim të hutojnë këdo në këtë ndërtesë apo opinionin, por kurrë nuk mund të arrijnë të zbehin të vërtetën se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe anëtare aspirantë e komunitet euroatlantik, tha  mes tjerash,  kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …