Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Ditën Botërore të Shtypit, nuk i ka kursyer kritikat, shpifjet dhe trillimet kundër disa medieve në vend. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë të cilëve u pengohet liria. Përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve e gënjeshtrave e lajmeve të rreme. Flitet për gjyqe kundër gazetarëve, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston. Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri, ja çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike, ja farë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë, sepse s’dimë ç’të bëjnë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!”, ka faktuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …