Kryeministri, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive cila po mbahet në Prishtinë foli për shifrat në rritjen e investimeve mes dy shteteve

Kryeministri, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive cila po mbahet në Prishtinë foli për shifrat në rritjen e investimeve mes dy shteteve

Në mbledhjen e tetë të përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila po mbahet në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  ka komentuar shifrat në rritjen e investimeve të të dy vendeve. Ai ka thënë se duhet të intensifikohen mundësitë për të shtuar volumin e investimeve. “Kur kemi nisur punën më nga afër, kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro, sot ky volum për vitin 2021 është 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën ky shifrat marrin seriozitet. E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017-n, 9 milionë, ndërkaq 130 milionë euro në vitin 2021. E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionë euro në 2018-n. Ndërkohë që jemi në 41 milionë euro në vitin 2021. Besoj se kemi mundësi ta intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve. Dua t’i kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi më problem të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera, dhe radhë pa fund për shkak të kontrolleve të makina që vijnë drejt Shqipërisë”, ka thënë Rama. Në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama ka propozuar mbajtjen e dy Kuvendeve në nëntor të këtij viti

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …