Kryeministri, Edi Rama, në "Zërin e Amerikës" foli për bisedën që pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri, Edi Rama, në “Zërin e Amerikës” foli për bisedën që pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës zbuloi detaje nga biseda me sekretarin amerikan te Shtetit Antony Blinken. Diplomati amerikan në fillim e falënderoi kryeministrin për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për strehimin e afganëve pas luftës në Afganistan, ndërsa Rama theksoi se miqësia me SHBA është shumë e çmuar për shqiptarët. Antony Blinken tha se është një kënaqësi e veçantë që t’ i uroj mirëseardhjen kryeministrit, Edi Rama,  këtu në departamentin e Shtetit dhe na jepet mundësia që të flasim, për punën që Amerika  dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në kaq shumë fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Është fakti qe në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do ti jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që iu ofruat  një strehë të sigurt,  mbi 2 mijë afganëve. Kështu që më vjen mirë që ju kemi këtu, pres me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë. Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar me këtë rast se është nder të jesh këtu, po ju takojmë në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, kjo është një miqësi e shtrenjtë për ne  dhe do të bëjmë çmos që ta ruajmë atë. Më pas kryeministri Edi Rama në intervistën  për Zërin e Amerikës ka deklaruar  se me  z. Blinken folën për një sërë temash, përfshirë dhe situatën Ukrainë, për të cilin u shpreh se vendim marrja i takon Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …