Kryeministri Edi Rama, tha se të martën pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, se synojnë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027. Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto – shtetit që mban Presidencën e Këshillit të BE-së. Rama tha se Shqipëria “i ka bërë detyrat e shtëpisë”. Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor, të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret dhe duam të sigurohemi i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade, tha Rama
Kontrolloni gjithashtu
Autoritetet në BE kanë deklaruar se pezullimi gradual i sanksioneve ndaj Kosovës, bëhet paralelisht me shtendosjen e tensioneve
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzat për procesin e zgjerimit, …