Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, thirrur nga kryetari francez Emmanuel Macron

Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, thirrur nga kryetari francez Emmanuel Macron

Kryeministrit i Shqipërisë,  Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të cilin e ka organizuar kryetari i  Emmanuel Macron. Edi Rama ka deklaruar me këtë rast se  Rusia në Ballkan ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike, pasi kemi çështjen e paqes ende të papërfunduar mes Serbisë dhe Kosovës. Rama  theksoi se Moska vazhdon të ketë ndikim potencial në Ballkan ndaj dhe ky i fundit duhet të jetë i bashkuar. “Dua ta përmbyll duke thënë se ne gjendemi përballë një paradoksi të dhimbshëm sepse na duhet të përballemi me krizë ushqimore, terrorizëm, emigracion dhe lufta që nuk na lejojnë të përballemi me të parat. Gjetja e një ekuilibri mes të dyjave është e rëndësishme. Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit”, tha Rama. Kemi çështjen e ende të pazgjidhur të  paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Vendet tona veprojnë njësoj në Kombet e Bashkuara. Pra dua të them se jemi në drejtimin e duhur. Nuk është e lehtë, është shumë e dhimbshme”, tha mes tjerash Edi Rama, në fjalimin e tij në Paris.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …