Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se duhet të shkojnë drejt një unifikimi doganor dhe se tarifa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike, andaj ky vendim është irracional në kushte normale. Kush e sheh tarifën 100 si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama premton se brenda gjashtë muajve do të ketë zero tarifa ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne i kemi mirëpritur dhe mirëpresim të gjitha dinamikat dypalëshe apo shumëpalëshe. Por vonesat në procese si Interpoli janë shfaqje dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë që për fat të keq gdhijnë me skema për tu viktimizuar në sytë e botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shfaqur vullnetin për të tejkaluar të shkuarën”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …