Kryeministri, Edi Rama, qëndroi për një vizitë në Bruksel, ku mori pjesë në forumin, “Global Gateway”, mbi sfidat aktuale të Evropës

Kryeministri, Edi Rama, qëndroi për një vizitë në Bruksel, ku mori pjesë në forumin, “Global Gateway”, mbi sfidat aktuale të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar për një vizitë në Bruksel, ku ka marrë pjesë në forumin “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Evropës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në lidhje me forumin, Rama ka shkruar në rrjetet sociale se është ftuar nga Komisioni Evropian për të adresuar në sesionin e hapjes së forumit  mbi sfidat aktuale të Evropës dhe prioritetet madhore të zhvillimit. “Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve evropiane të financimit të këtyre prioriteteve”, ka shkruar Rama. Ndërkohë, në fjalën e tij në forum Rama ka theksuar se hapja që po shohin falë marrëdhënies, sipas tij, gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Evropian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Evropian. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do të sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd, ky është Bashkimi Evropian”, tha Rama duke folur rreth BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …