Edi Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri, Edi Rama, reagoi në lidhje me çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, cili ndodhet në paraburgim dhe mbi reagimet dhe qëndrimet e zyrtarëve grekë për këtë çështje, duke theksuar se “ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik. Në reagimin e tij Rama thekson se Shqipëria e sotme është një vend evropian me një legjislacion të ri shembullor për të gjitha minoritetet, ku sipas tij minoriteti grek gëzon liri e të drejta të njëjta me bashkësinë shqiptare. Në lidhje me protestën që u zhvillua më 14 gusht në Himarë në mbështetje të Belerit, ku morën pjesë edhe zyrtarë grekë, Rama thekson se “Në memorien time nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti. Jo vetëm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kundër vendimeve të gjykatave përkatëse të shtetit në të cilin protestojnë, duke e absolutizuar përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike, ka shkruar Edi  Rama, duke theksuar se është jo vetëm shumë i keqardhur, por edhe seriozisht i shqetësuar, lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …