leoni

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ritheksoi se krerët e UÇK po mbahen të mbyllur pa të drejtë, në Hagë si kriminelë lufte, por pa akuza të bazuara

Në një intervistë për Televizion Publik Shqiptar, kryeministri,  Edi Rama u shpreh mbi procesin gjyqësor ndërkombëtar në Hagë për pesë nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se, “ka diçka shumë të madhe që nuk shkon me këtë proces dhe pa dashur fare të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë dhe me pavarësinë e një gjykate, e cila është formuar me votën e Parlamentit të Kosovës, thjesht mbetem i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një kryengritëse ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohet, akuzohen së bashku si kriminelë. “Njeriu që vetë kryetari aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e pagëzoi si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, është  prapa hekurave, i mbyllur brenda pa akuzë për një periudhe 1- vjeçare, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate, në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe do duhet të përballet me një proces, që mua më bën të mendoj mos vallë ky do jetë fati i presidentit Zelenski pas 10 vjetësh.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …