Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ishte i ftuar në “Berlin Global Dialog”, të Gjermanisë, një forum i ri ndërkombëtar që bashkon liderët nga politika dhe biznesi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për një ekonomi globale në tranzicion. Rama ishte pjesë e diskutimit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, – një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës. I pyetur mbi rolin e Shqipërisë në këtë drejtim, Rama tha se “jemi shumë të vegjël për të bërë dallimin, por jemi mjaftueshëm konsistentë në shumë mënyra dhe mendoj se do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë”. Rama tha se “pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor, kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike”. Sipas tij, “Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Europës, pra nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …