Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Beograd, me krerët e Nismës “Ballkani i Hapur”, sërish ka kërkuar që të gjitha vendet në rajon t’i bashkohen këtij projekti, duke i bërë thirrje për bashkim: Turqisë, Greqisë, Italisë e Hungarisë. Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit, por edhe Turqia, Greqia, Italia apo Hungaria. Edi Rama tregoi me këtë rast se si një kryeministër i një shteti anëtar i BE-së shprehu indinjatën pse nuk është ftuar për të marrë pjesë në këtë takim. I thashë do ta diskutojë me kolegët e mi dhe me siguri do të jemi të hapur të ju ftojmë, dhe më vjen shumë mirë që po shohim shenja se po vjen dita që duan të ftohen në Ballkanin e Hapur, gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohem. Për mua konfirmon se Ballkani është po kaq i rëndësishëm për Evropën, sa është Evropa për Ballkanin.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …