Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, paraqiti përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjatë vitit 2020. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ai veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesimit të OSBE-së për vitin 2020. Rama përgëzoi ekipin sllovak që ka kryesuar në mënyrë të dalluar OSBE-në gjatë vitit të shkuar që ishte sfidues. Duke folur për kërcënimin e Iranit, Edi Rama thotë se Shqipëria ka marrë një barrë me strehimin e muxhahedinëve të Iranit, por ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi ne konsiderojmë se është edhe sulm mbi NATO-n. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, me armiq të demokracisë, ne jemi në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë.”, u shpreh ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …