Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe një mesazh për Greqinë nga Dhërmiu ku ndau 789 tituj të tjerë pronësie në procesin e përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara. Ai tha se ndarjet ‘disa me Tiranën, disa me Athinën janë pjesë e lodrave politike dhe se Himara është e himarjotëve, duke apostrofuar, Vangjel Dulen. Unë kurrë nuk e kam imagjinuar se do ta jetoja ditën kur Himarën do ta ndanin disa njerëz në “të tanët dhe të atyre”. Himarjotët kanë qenë historikisht himarjotë në radhë të parë, bile i kanë thënë vetes aq shumë himarjot, saqë donin të bënin edhe republikë më vete, se janë pak Himara është e himarjotëve dhe himarjotët janë ata që janë. Janë në lirinë dhe në drejtën e tyre ta quajnë veten si duan, por sido që ta quajnë veten për nga origjina, në fund të ditës emrin e kanë himarjotë dhe Himara, si Tropoja, si Saranda, si Gjirokastra, si Vlora, si Durrësi është Shqipëri dhe të gjithë, të gjithë ata që jetojnë ne Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …