Në forumin e përvitshëm botëror ekonomik në Davos, sfidat ndaj sulmeve kibernetike janë pjesë e çështjeve të diskutuara. Kryeministri Edi Rama tregoi se si Shqipëria, u vendos në shënjestrën e të tilla sulmeve gjatë vitit të shkuar. Bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”. Kryeministri e vuri theksin tek nevoja e ndarjes në kohë sa më të shpejtë të dhënave mes vendeve kur ato kthehen në subjekte të sulmeve kibernetike. Bekimi i teknologjisë na ktheu të shohim anën tjetër që është mallkimi i teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte synimi i sulmit”. Nëse krimi kibernetik do ishte shtet, theksoi kryeministri Edi Rama, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA dhe Kinës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …