Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për paqe me opozitën jashtëparlamentare, por theksoi se kjo paqe duhet të bëhet për Shqipërinë dhe jo për karriget. “Patjetër që ne duam një paqe, por një paqe për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo-parlamentare, e cila ka edhe një vend bosh që e pret në komisionin e reformës, është e mirëpritur të ulet dhe madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi midis nesh dhe atyre. Ata me molotov ne u japim edhe veton, që të na vënë veton ne. Dhe jemi shumë krenar që ndryshojmë në këtë pikë”, tha Rama. Ai shtoi se “reforma në drejtësi as nuk diskutohet, as nuk negociohet, por vetëm mbështetet.”
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …